Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Portieri i Prishtinës e goditi sulmuesin e Ballkanit, ky rast ishte penalti

Gazeta10
05 March 2023 - 23:31

Në emisionin “Kampionët” këtë të diel i ftuar është edhe analisti i përhershëm i këtij emisioni, Bekim Isufi.

Ai gjatë diskutimit foli edhe rastin e dyshimtë te kryendeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës, Prishtina 2-2 Ballkani.

Rasti në fjalë është për një penalti në minutat e fundit të ndeshjes, e shkaktuar nga portieri i Prishtinës Agron Kolaj, për t’u konkretizuar nga sulmuesi në formë i Ballkanit, Albion Rrahmani.

“Portieri i Prishtinës e goditi sulmuesin e Ballkanit, ky rast ishte penalti…”, tha Isufi.

Tutje, Isufi beson se deri te ky rast erdhi nga moskomunikimi mes mbrojtjes dhe portierit, si pasojë ndodhi edhe fauli në zonë.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në pozitën e parë me 49 pikë, dy më pak se Drita në vendin e dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.