
Në emisionin “Kampionët” të kësaj jave i ftuar është edhe analisti i përhershëm i emisionit, njëherësh edhe trajner te KEK-u, Faruk Statovci.
Ai gjatë diskutimit për Superligën e Kosovës theksoi se Drenica e kishte të vështirë të gjente trajner tani në mes të sezonit.
“Sipas informatave që kam, asnjë trajner nuk ka pranuar të marrë drejtimin e Drenicës”, tha Statovci.
Ndër të tjerash, ai e fajësoi edhe trajnerin aktual të Drenicës, Bledar Devollin se në periudhën e tij të parë kishte lënë borxh.
“Herën e parë që ishte pjesë e Drenicës, trajneri Bledar Devolli e kishte lënë Drenicën në pozitë të keqe, të zhytur në borxhe.”, tha tutje Statovci.
Devolli u rikthye në futbollin kosovar me fitore, pasi mposhti skaudrën e Ferizajt me rezultat 1-0, me ndeshjen që u zhvillua të shtunën në “Bajram Aliu”.