
Astera Tuhina ka shkruar historinë në Amerikë, duke u bërë basketbollistja e parë kosovare që fiton titullin e kampionit në një nga kolegjet amerikane.
Pikët e Asterës ishin vendimtare në finalen që Washington State Cougars e fitoi ndaj UCLA më rezultat 65:61, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në Las Vegas.
Tuhina arriti të realizojë gjashtë pikë në këtë takim, gjashtë asistime dhe tri kërcime.
Ajo vendosi që festën e titullit kampion ta festojë më flamurin e Kosovës.