
Sipas medieve portugeze, klubi anglez, Manchester United është i interesuar për sulmuesin portugez të Benficas, Gonçalo Ramos.
Erik ten Hag ka bërë me dije se “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të verës dhe emri i Ramosit është ndër më të përmendurit.
Portugezi është nën kontratë me Benfican deri në qershor të vitit 2026. Kjo kontratë përfshin edhe një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurove.
21-vjeçari këtë sezon po kalon në formë tejet të mirë, duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 8 asiste në 33 ndeshje.
Manchester United ka nënshkruar në formë huazimi me sulmuesin holandez, Wout Weghorst gjatë janarit, mirëpo ky i fundit ka shënuar vetëm një gol e ka dhuruar 3 asiste në 14 ndeshje me fanelën e Manchester United.