Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zogaj: Vitin tjetër përfundon restaurimi dhe konzervimi i kullave të Jasharajve  

Gazeta10
07 March 2023 - 11:35

Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Komplekset Memoriale, në emisionin “ Prime Time” të Kanal10, duke folur për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, deklaroi se për restaurimin e këtij kompleksi asnjëherë nuk ka qenë problem buxheti por projekti për realizimin e tij.

“Tani ka hyrë puna në binarë, detyra projektuese është votu, janë punu të gjitha krieterët se çka duhet të këtë në konkurs, kështu që më së largu në fund të këtij muaji, për dy javë, do të hapet konkursi nderkombëtar për hartimin e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, tha Zogaj.

Sipas tij pas hartimit të projektit do të hapet tenderi nderkombëtar për realizimin në tërësi të projektit, i cili parasheh restaurimin dhe konzervimin e kullave dhe objekteve tjera.

I pyetur nga gazetari Naim Sadiku, nga Kanal10, se kur pritet të përfundojë si projekt, Zogaj tha se vitin që vjen pritet të përfundojë restaurimi dhe konzervimi i kullave dhe varrezave kurse projekti në tërësi do të zgjasë disa vite sepse në të parashihet të ndërtohet një qender e madhe historike e cila do të jetë shembull në rajon. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.