
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se mbajtja e samitit të procesit të Berlinit në Shqipëri në 16 tetor do të thellojë bashkëpunimin në Ballkan.
“I lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Ky samit do të jetë një samit që do të vazhdojë në rrugën e thellimit të procesit. Mbajtja e këtij samiti në Tiranë do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal”, tha Rama, raporton Euro News Albanian, përcjell Gazeta10.
Ai u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.
“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist”, tha Rama. /Gazeta10./
Lexo edhe: