
E ardhmja e sulmuesit portugez, Joao Felix është ende e paqartë.
Felix erdhi në janar te Chelsea në formë huazimi nga Atletico Madrid, por ende nuk dihet asgjë për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Chelsea kishte shprehur interesim që ta transferojë portugezin në mënyrë permanente, por e gjithë kjo varet nëse “Blutë e Londrës” do të arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Chelsea renditet në pozitën e 10 në tabelë në Premierligën angleze, dhe aktualisht është 10 pikë larg zonës Champions.
23-vjeçari deri më tani me Chelsean ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje.