Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Florentino Perez mund ta “sakrifikojë” Viniciusin për të transferuar Mbappen

Gazeta10
09 March 2023 - 16:29

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po mendon ende që ta sjellë në “Bernabeu” sulmuesin francez, Kylian Mbappe.

Mediat spanjolle raportojnë se Perez është i gatshëm që ta sakrifikojë sulmuesin brazilian, Vinicius Junior, vetëm për të siguruar transferimin e Mbappes.

Vinicius ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024 dhe të dyja palët ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rinovimin  e kontratës, duke lënë kështu çdo gjë hapur për të ardhmen e futbollistit.

Braziliani erdhi te “Los Blancos” në vitin 2018 nga Flamengo, për shumën e 45 milionë eurove.

Vlera aktuale e sulmuesit 22-vjeçar në treg është rreth 120 milionë euro.

Vinicius këtë edicion me fanellën e Real Madridit ka arritur të realizojë 18 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Ndërkohë, Reali edhe vitin e kaluar ishte afër transferimit të Mbappes me parametra zero, por francezi në momentet e fundit vendosi që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.