
Gazetari investigativ njëherësh ekspert i medieve, Christo Grozev, ka reaguar pas arrestimeve të mbrëmshme në Gramsh të Shqipërisë.
Grozev në një postim në Twitter, ka thënë se rusja që është arrestuar mbrëmë në Shqipëri, ka një histori interesante të udhëtimeve, transmeton Gazeta10.
“Kalimet kufitare tregojnë se ajo ka udhëtuar shumë herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ – një prej të cilëve është arrestuar në janar të këtij viti në Egjipt, e që duhet të shpëtohej nga Qeveria e Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.
One of the detained Russians in Albania is Svetlana Timofeeva. She has an interesting travel history: border crossings show she traveled many times in the company of “photographers” – at least one of whom was arrested this January in Egypt, and had to be saved by @mfa_russia. https://t.co/CkbKqam6xm
— Christo Grozev (@christogrozev) August 20, 2022
Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
Kujtojmë se Grozev, pati zbuluar helmimin e kritikut të Putinit, Alexey Navalany./Gazeta10