Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bundesliga rikthehet këtë javë me xhiron e 24-të

Gazeta10
10 March 2023 - 10:21

Bundesliga vjen këtë fundjavë me xhiron e 24-të. Ndeshja hapëse e xhiros së 24-të në Bundesliga zhvillohet këtë të premte, ku përballë njëra-tjetrës janë Koln dhe Bochum.

Lideri i tabelës, Bayern pas fitores në Ligën e Kampionëve, pret në “Allianz Arena”, ekipin e Augsburgut. Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Dortmund synon të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve në kampionat. Këtë javë ata do jenë mysafir i Schalke 04 në “Veltins Arena”. Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30.

Leipzig është nikoqir i Borussia M’Gladbach në “Red Bull Arena”. Vendasit kërkojnë rikthimin tek fitoret pas humbjes javën e kaluar në shtëpi ndaj Borussia Dortmund. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Të dielën, Union Berlini udhëton në “Volkswagen Arena”  ku përballë kanë ekipin e Wolfsburg. Skuadra nga kryeyqteti, synon të mbaj hapin në ligë dhe të rikthehet tek rezultatet pozitive pas 2 ndeshjeve pa fitore. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:30.

Pas 23 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman, vendin e parë e mban Bayern me 49 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga Dortmund i cili ka poashtu 49 pikë. Në vendin e tretë pozicionohet Union Berlini me 44 pikë, 5 më pak se lideri Bayern, dhe top katërshen e përmbyll Leipzig me 42 pikë të tubuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.