Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Fillon ndërtimi i sheshit të qytetit në Rahovec

Gazeta10
10 March 2023 - 16:38

Ka filluar sot ndërtimi i sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit, vlera e të cilit kap vlerën prej prej 3,817,347.79 € dhe do të jetë investim nga Komuna e Rahovecit, raporton Gazeta10.

Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar se ky projekt do t’i japë pamje tjetër qytetit.

Sipas tij sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë:

Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme, treg ditor modern të mbyllur, parking nëntokësor me sipërfaqe 4850 m2, që do t’i japë zgjidhje problemit të parkingjeve, parking mbitokësor, shteg të gjelbër, shteg për biçiklistë, shteg për këmbësorë, hapësira të gjelbra dhe okale afariste.

Të gjitha këto sipas Latifit ndërlidhen me njëra-tjetrën, me qëllim që qasja e qytetarëve në të gjitha pjesët e sheshit të jetë më e lehtë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.