
Këtë të shtunë po zhvillohet xhiro e 26-të në Serie A, me fokusin kryesor te ndeshja Napoli – Atalanta, e cila ndeshje përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të napoletanëve.
Në këtë përballje u paraqit edhe kapiteni e mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili edhe shënoi gol.
Rrahmani shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 77-të, me ndihmën e mesfushorit, Eljif Elmas.
Ky është goli i dytë i 29-vjeçarit në Serie A, me golin tjetër që e kishte shënuar ndaj Juventusit në fitoren 5-1.
Napoli është lider i tabelës së elitës së futbollit italian, 18 pikë më shumë se vendi i dytë, Interi që ka 50 pikë të grumbulluara.
Napoli [2] – 0 Atalanta
— zack💚 FAST GOALS (@GoalsZack) March 11, 2023
Amir Rrahmani 77'#NAP #ATA
pic.twitter.com/cyjJ971jmf