
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit nuk përbën ndëshkim për subjektin e saj politik, duke theksuar se LVV-ja vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe qytetare.
“Ne si parti politike jemi shumë kërkues, por jemi shumë falënderues për mbështetjen që e kemi marrë prej qytetarëve. Kjo është një mbështetje e jashtt zakonshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një fitore e pastër e subjektit, sepse që disa palë zgjedhje ne jemi në garë me vetveten. Nuk kemi kundërshtar nga opozita dhe kjo i bie që po garojmë me veten”, tha Fejza në Kanal10.
Ajo i bëri këto komente pasi u pyet nëse rezultati i 7 qershorit mund të konsiderohej si ndëshkim për Lëvizjen Vetëvendosje./Gazeta10