Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘A jena në Bangladesh, a ku jemi?’ – Qytetarja e revoltuar me hudhjen e mbeturinave në Prishtinë

Gazeta10
03 July 2024 - 17:18

Në emisionin Raport të Kanal 10, qytetarët po vazhdojnë të shprehin ankesat e tyre lidhur me lagjet e tyre banuese.

Një grua, së fundi ka telefunuar në emision, duke parashtruar ankesën e saj lidhur me mbeturinat e shumta në rrugën “Kamer Loshi”, që sipas saj tash e dy javë nuk janë larguar.

“Prishtinë, rruga Kamer Loshi 
Qe dy javë nuk an e kanë marrë bërllogun, jemi nja 20 shtëpija për shkak të një njeriu këtu që i ka qit skelet, unë thash me ia rrëzu ato skele. Krejt rruga na u ka mbush me bërllog pampersa e qenë, a jena na në Bangaldesh a në Prishtinë, nuk e di. Kërkush nuk merr masa për këtë problem që e kemi, jemi mbi Xhaminë e Llapit përpjetë, me ardh dikush me e këqyr beso, krejt bërllogi nëpër rrugë është”, ka deklaruar ajo./ Gazeta 10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.