
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu në emisionin “Raport” ka komentuar raportet e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.
Ajo ka treguar se në mes të krerëve të shtetit ka një koordinim për secilin proces nëpër të cilët kalon shteti i Kosovës.
“Unë nuk mendojë që ka ftofje të raporteve në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, ose në mes të Lëvizjes Vetëvendosje ose Listës Guxo, ne jemi gjithmonë në kontakt me njëri tjetrin dhe shtyjmë përpara politikat tona të përbashkëta”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10