
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka mohuar se mund të ketë një marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gruda në “Politiko” ka thënë se nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës një Qeveri ku LVV-ja është pjesë e saj.
“Janë tërësisht spekulime, me LVV-në ne kemi thënë nuk qeverisim në asnjë mënyrë. Një Qeveri ku LVV-ja është pjesë e saj nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës, jo PDK-së. Nuk është çështja te raporti privat, por a është në interes të qytetarëve të Kosovës. Unë nuk shoh asnjë mundësi”, ka thënë Gruda. /Gazeta10