
Teksa ka insistuar se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe do të mbahen pavarësisht rrethanave të fundit, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë në Prime Time se pas incidenteve të shumta në veri, KQZ ka kërkuar nga organet kompetente të dijë nëse janë të gatshëm për zgjedhje.
Sipas Kurteshit, Qeveria e Kosovës do të duhej të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri të vendit, në mënyrë që procesi zgjedhor të shkoj pa incidente, shkruan Gazeta10.
Kurteshi shtoi se KQZ-ja së shpejti do të marrë një vendim, për sa i përket mbajtjes apo jot ë zgjedhjeve në këto komuna.
‘Zgjedhjet në veri duhet të mbahen. Unë s’mund të flas në emër të Qeverisë e as organve tjera. Unë flas në emër timin si ëprfaqësues i VV-së në KQZ. Rrethanat e krijuara të tilla, janë qëllimisht të tilla, s’janë rastësi. Ne s’mund të mendojmë se zgjedhjet në veri s’mund të mbahen me zor. Janë grupe kriminale të përkrahura e ndihmuara nga Qeveria e Serbisë. Nëse konstatojmë se këto grupe do të ndikojnë në zgjedhje, ne do të marrin një vendim të mbahen apo jo”, tha Kurteshi në Prime Time. /Gazeta10