Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A mund të mos dekretohet Ligji për pagën minimale? – tregon avokati Smakiqi

Gazeta10
18 July 2023 - 18:43

Avokati, Xhevdet Smakiqi në “Info10”, ka folur rreth mos përfshirjes së kategorive të dala nga lufta në Ligjin për Pagën Minimale, duke thënë se edhe nëse presidentja nuk e dekreton herën e parë këtë ligj, herën e dytë ai do të hyjë në fuqi, shkruan Gazeta10.

Smakiqi ka thënë se është shqetësuese sesi veteranët do të marrin pension më të vogël se paga minimale, gjë që sipas tij është në kundërshtim me ligjin.

“Me një farë mënyrë u aprovou koordinimi me Sllavko Simiqin dhe Milan Radojçiqin që kjo kategori të mos përfshihet në pagën minimale, e cila sipas legjislacionit tonë, ligjeve të më hershme, ishte e ndërlidhur që pensioni i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale. Madje ju e dini që paga minimale është një standard i BE-së që nënkupton ekzistencën e personit, nuk është shpërblim apo përparim, por është sa për ushqim.”, tha ai.

Tutje, ai tha se ndjen keqardhjen për veteranët por edhe për krizën politike e sociale në të cilën po ndodhet vendi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.