Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A reaguan mjekët e Gjinekologjisë pas vrasjes së gruas shtatzënë? Bala shuan zërat

Gazeta10
01 December 2022 - 23:30

Këshiltarja e Ministres së Drejtësisë, Nazlie Bala ka thënë se sipas informacioneve të fundit zyrtare të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se  stafi mjekësor i kësaj klinike ka reaguar menjëherë pas vrasjes së gruas shtatnëzë në oborrin e QKUK-së.

Ajo në Prime Time ka mohuar zërat se viktimës 35-vjeçare nuk i është dhënë ndihma nga stafi i Klinikës së Gjinekologjisë, raporton Gazeta10.

“Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarrë sa i përket inspektimit të Klinkës Gjenekologjike dhe stafit të kësaj klinike. Nga infromacioni i fundit, po e them zyrtarisht sepse ëhstë informacion i Policisë në momentin kur ka ndodhur vrasje, kemi pasur reagim të mjekëve të Gjinekologjisë. Pra, nuk qëndron që viktima ka mbetur 40 minuta pa ndihmën e askujt. Ky është informacion zyrtare”, tha Bala në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.