Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A ‘shpëtoi’ qeveria me mospërzgjedhjen e Grenellit në listën e ngushtë të Trump? Sadiku sfidon deputetët e VV-së

Gazeta10
14 November 2024 - 21:05

I pyetur se a ‘shpëtoi’ Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria që Grenelli nuk u emërua sekretar i jashtëm i administratës Trump, Arbër Rexha, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se nuk kanë frikësohen nga ndonjë ‘hakmarrje’ e Grenellit.

Sipas tij, Grenell nuk po kthehet në pushtet, porse opozita ka dashur ta paraqesë tendencën që me ardhjen e ish-të dërguarit të SHBA-së për dialog mund të ndikojë tek Qeveria e Kosovës.

“Jo bre nuk kemi pasë as ateherë sa ka qenë edhe këtu nëse ju kujtohet. Grenelli nuk po kthehet në pushtet. Tendencën e ka pasë opozita me shitë qe ja erdhi Grenelli”, ka thënë Rexhaj.

Rexha ka theksuar se Kosova është e ndërtuar prej vulës amerikane dhe se emërtimet e Trump duartrokiten edhe nga ta.

“Jo nuk kam pas frikë se e kam mendu që fiton Trumpi. Kosova është e ndërtuar si shtet prej vulës amerikane dhe në këtë kuptim si demokratë si konservatorë kanë dhënë kontributin në këtë vend. Emërimet duartrokiten edhe prej politikës në Kosovë”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.