
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot me fillim në ora 11:00 do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor.
Mirëpo ky fjalim do të bojkotohet nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.
“AAK nuk do të merr pjesë në seancë gjatë adresimit të Presidentes. Presidenca nuk po e luan rolin e saj si presidente’’, ka thënë Lekaj.
Vitin e kaluar edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar fjalimin e presidentes Osmani.