Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK i bën thirrje publike ShBA-së që të iniciojë hetim të pavarur rreth disa vendimeve të Kurtit

Gazeta10
20 August 2023 - 15:48

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se ka kohë që AAK ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore.

Në një postim në Facebook, ajo i ka bërë thirrje publike ShBA-ve që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus”, ka shkruar Kadrijaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.