Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Abazi për audio-incizimet e Rilind Gërvallës: RTK është mjerim

Gazeta10
25 November 2024 - 22:30

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka komentuar  audio-incizimin e publikuar të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës, në të cilin thotë se shkrimin e Slobodna Bosna e ka sjellë AKI-ja.

Abazi ka thënë se gjendja në RTK është e mjerueshme, ngaqë sipas tij, ajo ndikohet nga jashtë për formën se si duhet të menaxhohet.

“RTK është mjerim. Këtë e kam thane prej formës qysh është zgjedh bordi i menaxhimit dhe bordi i RTK-së dhe formave centraliste të intervinimit nga jashtë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se nuk është detyrë e RTK-së e as e AKI-së që të demaskojnë mediet e tjera. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.