
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka hedhur kritika sërish ndaj VV-së, e kjo për krijimin e Komisionit Hetimor për Energjetikë.
Ai thotë se për këtë komision është manipuluar.
“Ky komision është manipulu dhe stërmanipulu për mos me dalë në pah pikërisht këtë që e përmendi Thaçi” potencoi ai.
Tutje ai ka vazhduar kritikat për privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike.
“Privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike, dhënia falë, keqpërdorimi i milionave prej Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të privatimizimit të mikro hidrocentraleve përbrenda. Hipokrizi totale. Është manipulu Komisioni Hetimor për privatizim të distrubicionit të energjisë elektrike prej Vetëvendosje.” ka shtuar Abazi.
Sipas tij keqpërdorimet për përbërjen e komisionit janë arsyeja pse ai u largua nga VV.
“Kjo është arsye pse kam dhënë dorëheqje, meqë është manipulu edhe përbërja e komisionit. Edhe raporti i fundit i komisionit hetimor. Është abortim i demokracisë kur tentohet të parandalohet një e drejtë kushtetuese e opozitës me kriju komision hetimor”, tha deputeti Haki Abazi.