
Kryeministri në detyrë në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se shpreson që vendi do të këtë një presidente grua nga zgjedhjet e reja presidenciale.
Abazviq tha se do të ishte mirë që të kishte një grua për kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e reja presidenciale.
“Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një president të ri dhe të jetë një kandidat i përbashkët. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte gjithashtu domethënëse nëse do të ishte një zonjë”, tha Abazoviq, transmeton rtcg.
“Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam plotësisht i hapur ta dëgjoj, vetëm të mos të flasim kot”, tha ai tutje.
Ky komenti nga z.Abazoviq u komentua si një sulm ndaj presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Kryeministri dhe presidenti malazez janë prej kohësh në përplasjeje me njëri-tjetrin.
Qeveria e Abazoviqit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament, lëvizje kjo që u nxit nga nënshkrimi i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe./Gazeta10