Gazeta10

Abbott takon Bislimin, flasin për zhvillimet e fundit, ekonominë dhe energjinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit, raporton Gazeta10.

Abbott e ka vlerësuar si të dobishëm takimin me Bislimin.

Tutje, Abbott ka thënë se është me rëndësi që Kosova së bashku me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë të angazhohet për dimrin që po vjen.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Një diskutim i dobishëm me ZKM Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit. Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për perspektivat e dimrit”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë