Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku e citon Clarkun me një foto së bashku: “Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s kishte sukses, ajo quhet LDK”

Gazeta10
23 June 2024 - 11:30

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, ishte sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ndau atij dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, ndërsa në Facebook ndau një foto të përbashkët, duke cituar fjalët e amerikanit.

““Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, ajo quhet LDK”. Gjeneral Wesley Clark. Prishtinë, 23 qershor 2024”, shkroi Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.