Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku e Osmani në Gjakovë: Më shumë se kurrë, sot ka nevojë për vizion, investim e përkushtim jo vetëm fjalë

Gazeta10
22 May 2026 - 20:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ai së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, e kanë pasur me qytetarë në Gjakovë.

Abdixhiku, ka thënë se, Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare.

Postimi:

HAJDE FOLIM edhe në Gjakovë.

Për zhvillimin. Për industrinë. Për zejtarët që i kanë dhënë shpirt këtij qyteti. Për turizmin, kulturën e potencialin që pret të zgjohet. Për bizneset e vogla që mbajnë familje të tëra. Dhe për të ardhmen e një qyteti që meriton shumë më tepër se harresën e perjetuar në gjithë këto vite.

Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare. Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim; jo vetëm fjalë.

Ju faleminderit për pritjen dhe debatet e hapura!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.