Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku i reagon Kurtit: Tri vite të humbura me LVV-në, pa projekte madhore

Gazeta10
07 Janar 2024 - 21:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverisjen aktuale duke thënë se tri vite në krye me Lëvizjen Vetëvendosje ishin të humbura për shtetin e Kosovës.

Ai tutje në rrjetin social Facebook ka shkruar se tri vite kanë kaluar “pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”.

Kosova mori sanksione e 300 milionë humbje nga ky izolim dhe se liberalizimi u bllokua për 7 vjet, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:

– Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!

– Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.

– Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.

Kosova mundet më mirë!

Kosova meriton shumë më mirë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.