Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook sesi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.
Kurti e kishte dhënë këtë premtim gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2021.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizhet për dy shërbime bazë; kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, kishte thënë Kurti.
Abdixhiku thotë se ndryshimi po vjne, dhe fundi premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë.