Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku: Jemi partia me rritjen më të madhe në vend, pritjet për ne janë të mëdha

Gazeta10
23 December 2022 - 19:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK është partia më e madhe në vend dhe se pritjet për këtë parti janë të mëdha, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se janë dyfishuar dhe se brenda një viti i janë bashkuar njerëz të ndryshëm.

“Ne jemi dyfishuar. Prandaj në një vit e gjysmë jemi partia më rritjen më të madhe në vend. Prandaj në një vit e gjysmë na janë bashkuar kryetar komunash, deputetë të kuvendit, anëtar të shoqërisë civile, profesionistë me integritet, popullaritet, dhe përkushtim të palëkundur”, ka thënë Abdixhiku.

Më tej, ai ka thënë se LDK është feneri i ndryshimeve të mëdha monumetale.

“Prandaj në një vit gjysmë, pritjet për ne janë më të mëdha, sepse përballë popullzimit e qasjes që popullzimi që sjellë, LDK është gjithmonë fener i udhëheqjes drejt ndryshimeve monumentale historike”.

Këto komente Lumir Abdixhiku i ka bërë gjatë shënimit të 33-vjetorit të kësaj partie. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.