Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku mblodhi Kryesinë e LDK-së, i njoftoi për takimin me Kryeministrin Kurti

Gazeta10
08 November 2022 - 20:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka mbledhur kryesinë e partisë, ku kanë diskutuar për situatë politike në vend, si dhe takimin e sotëm me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi për medie, bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhjeje u ripërsërit nevoja për koordinim të ngushtë me aleatët tanë, transmeton Gazeta10.

WSiç dhe jeni njoftuar, LDK-ja mbështet ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordimin e plotë me aleatët tanë, ShBA-të dhe BE-në. LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës.”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.