Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku me rastin e Epopesë së UÇK-së: Vlera e sakrificës së familjes Jashari është unike dhe e përjetshme për Kosovën

Gazeta10
05 March 2025 - 9:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka përkujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

Në një postim në rrjete sociale, LDK-ja ka shkruar se sakrifica e familjes Jashari, është themeli i lirisë.

“Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, është vetë themeli i lirisë të Kosovës, prandaj dhe nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë. Ata u bënë heronjtë tanë, të cilët jo vetëm që luftuan për lirinë e atdheut, por dhanë jetën për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që do të vinin. Vlera e sakrificës së familjes Jashari është e papërsëritshme, unikate, dhe e tillë do të mbetet, e përjetshme në historinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar”, thuhet në postim.

“Pra të kujtosh e shënosh përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës, si dhe përpjekjes së popullit tonë për liri. Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri dhe çlirim. Rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bashkë me Shaban e Hamëz Jasharin si dhe 56 anëtarëve të familjes, ishte kushtrim për tërë popullin, si dhe këmbanë për luftën e përpjekjen e popullit drejt lirisë. Familja Jashari është shembulli më i pastër i asaj që mund të bëjë një popull për lirinë e tij”, thuhet më tutje.

“Lavdi e përjetshme për familjen Jashari dhe të gjithë të rënët anë e kënd Kosovës!”, përfundon postimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.