Lajme

Abdixhiku në Lluzhan të Podujevës: Çdo njëri në këtë anë të kthehet në LDK, shtëpinë e vetme të demokracisë

Gazeta10
06 Janar 2025 - 20:17

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot një tubim në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Abdixhiku u është drejtuar të pranishmëve duke u bërë thirrje që të punojnë për t’i kthyer njerëzit në LDK, që ka thënë se është shtëpia e vetme e demokracisë.

“Deri më 9 shkurt, punoni për 35 ditë, që çdo njeri në këtë anë, të kthehet në shtëpinë e vjetër, në shtëpinë e vetme të demokracisë, Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku, fjalim që është duartrokitur nga të pranishmit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.