Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku në Strasburg kërkon që Parlamenti Evropian ta vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Gazeta10
13 December 2023 - 15:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbyllur sot vizitën e tij në Strasburg ku ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, David McAllister dhe eurodeputetin e komisionit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Abdixhiku në këto takime kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, e poashtu ta ketë vëmendjen vendi ynë si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitën në Strasburg e mbylli në takimet me z. Rainer Wieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.