Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Abdixhiku për tubimin në Llukar të Gollakut: S’mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë

Gazeta10
19 January 2025 - 23:25

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbajti tubim në Llukar të Gollakut.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se “nuk mban mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë!”.

Abdixhiku shtoi se Gollaku tashmë është rreshtuar djathtë, duke e cilësuar këtë mbështetje si një garanci për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tubimi i fundit për sonte, në Llukar të Gollakut! Nuk mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë! Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot! Gollaku i zjarrtë është rreshtuar djathtë! Fitorja e Prishtinës është e qartë tashmë! Ju faleminderit që nuk më latë vet kur duhej më së shumti! 9 shkurti është festa jonë!”, tha Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.