Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Populistët na dhanë marrëveshje pa njohje

Gazeta10
19 March 2023 - 20:14

Nga Llapi sot kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për arritjen e dakordimit në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dje në Ohër.

Abdixhiku në fjalën e tij ka thënë që është përgjegjësi e populistëve të pushtetit që Kosova në momentin më të favorshëm të saj, humbi momentumin historik për marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj.

“Në vend të kësaj, populistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të. Mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë tani, është e pariparueshme më”, tha ai.

Abdixhiku në 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë ka shprehur mirënjohje për të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së që u angazhuan dhe vepruan që nga themelimi deri më sot.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.