Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku: Rritja e LDK-së po merr formë nëpër çdo degë

Gazeta10
13 March 2023 - 22:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëbartiakët e tij, ka vizituar sot degën e partisë në Ferizaj.

Abdixhiku tha se, nga kjo vizitë, ka parë rritje të madhe të LDK-së edhe në Ferizaj, përfshirë çdo degë tjetër.

“Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën. Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara”, shkroi lideri opozitar në Facebook.

Postimi i plotë:

Sonte, vizituam Visarin dhe degën tonë në Ferizaj. Mes miqve, bashkëpunëtorëve e veprimtarëve të Lidhjes, qëndruam në ambientet e reja të shtëpisë sonë të vjetër.

Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën. Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.