Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar

Gazeta10
21 December 2024 - 11:41

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mërgatën dhe aktivizimin e tyre, si rezultat i të cilit LDK numëron 80 nëndegë në mërgatë.

Abdixhiku ka thënë se ata kanë bërë punë të madhe dhe se ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e një angazhimi të tillë.

Ai iu ka bërë thirrje që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës meqë kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në mbyllje të afatit.

“Prandaj ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e angazhimit si ky. Ndryshimi, sikurse në Kosovë do të ndodhë dhe në Mërgatë!Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën”, ka shkruar Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.