Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku uron Krishtlindjet: Famlijet tuaja t’i gjej me shëndet, paqe e mirësi

Gazeta10
24 December 2022 - 20:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar për festën e Krishtlindjeve, raporton Gazeta10.

Ai ka uruar që Krishtlindjet t’i gjejnë besimtarët e besimit të krishterë me shëndet paqe e mirësi.

Abdixhiku ka qenë në pritjen e organizuar nga Imzot Dodë Gjergji ku ka përcjellur urimet e LDK-së.

“Gëzuar për shumë mote”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sonte, unë e Albina, ishim mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.

Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.

Nga të gjithë ne në LDK,

Gëzuar, për shumë mote!”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.