Gazeta10

Abdixhiku viziton Manifesta 14 në Prishtinë, thotë se i ka dhënë shpirt kulturor kryeqytetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku, ka vizituar Manifesta 14 që po mbahet në Kosovë, e për të cilën ka thënë se i ka dhënë shpirt kulturor Prishtinës, raporton Gazeta10

Ai ka qenë pjesë e ndërhyrjes artistike të artistes së mirënjohur japoneze Chiharu Shiota, të ekzpozuar në Hamamin e Madh të Prishtinës.

Abdixhiku ka thënë se ndërhyrjet e tilla artistike kanë bërë që Prishtina të merr vëmendje të mediave ndërkombëtare.

Këtu keni statusin e plotë:

“TREGOMA RRËFIMIN TËND

Me Shqipen, Jehonën e Sibelin, sot pamë ndërhyrjen artistike të artistes së mirënjohur japoneze, Chiharu Shiota, të ekspozuar në Hamamin e Madh të Prishtinës, pjesë e Manifestës 14 – që këto ditë vere i ka dhënë shpirt kulturor kryeqytetit.

Mbi një mijë ese, rrëfime personale të kosovarëve mbi fëmijërinë, familjen, vendin, lindjen, besimin, dashurinë dhe vet dhimbjen – janë pjesë e ekspozitës së titulluar “Tregoma rrëfimin tënd”.

Ndërhyrjet artistike si këto, në çdo kënd të harruar të Prishtinës, kanë bërë që kryeqyteti ynë të marrë vëmendje në publikimet ndërkombëtare – dhe kjo, në vete, është arritje e shënuar tashmë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, ka filluar aktivitetin e saj në Kosovë qe disa ditë ku do të ketë një program 100 ditor. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë