Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku viziton një biznes në Gjilan, thotë se sektori privat është partner

Gazeta10
24 September 2022 - 17:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një biznes në Gjilan ku ndër të tjera ka thënë se sektori privat është partner, raporton Gazeta10.

Abdixhiku ka vizituar një kompani të vajit në Gjilan ku ka thënë se kompanitë e tilla janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se nga kjo vizitë ka kuptuar dëmet e mëdha që po krijon ndërprerja e energjisë.

Abdixhiku ka përmendur edhe një kërkesë specifike që do të ja drejtojë Qeverisë së Kosovës.

I pari i LDK-së ka thënë se ministrat e Kurtit duhet të dalin nga rehatia e zyrave për t’i diskutuar me prodhuesit problemet e tyre.

“NJË SHEMBULL BIZNESI

NJE PARADOKS SHTETI

Vizitën në Gjilan e vazhduam tek prodhuesi i vetëm i vajit ushqimor në Kosovë. Berati, dhe të 138 e punëtorët e fabrikës së tij “Floil” mund të përpunojnë deri në 100 mijë litra vaj në ditë. Me këtë ata mbulojnë rreth 30% të tregut të vendit tonë.

Kompanitë si këto janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës. Ato, pronarët e punëtorët e tyre, në vend të sulmeve publike që i marrin rëndom kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Gjatë vizitës në fabrikë kuptova nga afër për dëmet e mëdha që ndërprerja e energjisë për një kompani si kjo krijon. Dhe për paradoksin më të madh të mundshëm, Beratit nuk i lejohet sot të vendosë panele solare që do të furnizonin në plotni me energji këtë fabrikë. Kosova mbetet i vetmi vend në rajon ku një biznes nuk mund të prodhojë vet – me diell – më shumë se 100 kilovat energji në orë. Pra, në njërën anë nuk i ofrohet rrymë, në anën tjetër nuk i lejohet ta marrë atë rrymë lirë – vet nga dielli.

Do t’i kërkojmë Qeverisë dhe Rregullatorit të ndryshojë këtë paradoks të pakuptimtë dhe të rrisë pragun e lejuar deri në 1000 kilovat. Ministrave të vendit, ndërsa, të dalin nga komforti i zyreve të tyre, e të flasin ngushtë me prodhuesit tanë që problemet bazike të tyre e punëtorëve të tyre t’o zgjidhin me prioritet. Sektori privat është partner”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.