
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka folur rreth krijimit të një konferencë ndërkombëtare rreth çështjes së veriut duke thënë se duhet parë me shumë kujdes kjo çështje sepse nuk dihet saktë organizimi i saj, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë në “Politiko’’ se Kosova është duke shkuar drejt izolimit sepse kjo Qeveri po ndërton bunkerë popullist për t’iu kundërvënë ndërkombëtarëve.
“Përderisa situata shkon duke u përkeqësuar dhe është brengoses që Kosova po shkon në atë fazë të izolimit. Që mos të jetë e tepërt krahasimi dhe besoj nuk është, se më duket ata bunkerat ideologjik të Enver Hoxhës komunistit që kanë qenë idologjik, kjo Qeveri është duke ndërtuar bunkera popullist në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo Qeveri po ndërton bunkera popullist për t’iu kundërvë BE-së dhe SHBA-së. Ky është hall i madh dhe brengoses.”, tha ai./Gazeta10