Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdullahu për PDK-në në 25 vjetorin e themelimit: Subjekti më i madh politik i të gjitha kohërave në Kosovë

Gazeta10
10 October 2024 - 16:25

Me rastin e 25 vjetorit të themelit të PDK-së, Faton Abdullahu zëdhënes i kësaj partie ka thënë se PDK është subjekti më i madh politik i të gjitha kohërave në Kosovë.

E për këtë, Abdullahu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe arsyet se përse mendon ashtu.

Postimi i plotë:

Ti bije shkurt. A është PDK-ja subjekti më i madhe politik i të gjitha kohërave në Kosovë ? Po. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po. Qe pse.

1) Asnjë parti politike në gjirin e saj nuk ka pasur dhe nuk ka më shumë pjesëtarët që kanë qenë në tri faza kruciale të Kosovës

a. Pjesëtarë të ilegales atdhetare.

b. Pjesëtarë të UCK-së.

c. Pjesëtarë të cilët kanë marrë vendime më të rëndësishme institucionale për shtetin e Kosovës.

2) Asnjë parti politike më shumë se PDK-ja nuk ka në gjirin e saj numër më të madh pjesëtarësh të cilët kanë qenë më shumë dhe më gjatë të persekutuar të rrahur dhe diskriminuar në burgjet e Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë.

3) Asnjë parti politike nuk ka më shumë pjesëtarë në gjirin e saj të cilët kanë qenë të dënuar me më shumë vite burg për shkak të aktiviteteve ilegale atdhetare kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë.

4)  Asnjë parti politike e Kosovës nuk ka dhënë më shumë kontribut në inicimin, shtyrjen përpara dhe jetësimin e idesë për Kosovën Republikë, për Kosovën e pavarur, për Kosovën shtet.

5) Asnjë parti nuk ka më shumë pjesëtarë në veten e saj të cilët kanë stazh më të gjatë të angazhimit për bashkim kombëtar, konkretisht për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sesa PDK-ja.

6) PDK-ja asnjëherë nuk i ka fituar 51 për qind të votave. Por që nga përfundimi i luftës, asnjë subjekt politik nuk është legjitimuar më gjatë për të qenë në pushtet më shumë me votën legjitime të qytetarit, sesa që këtë e ka fituar me punë, djers e angazhim institucional, PDK-ja.

7) PDK-ja për nga koha nuk është themeluar e para. Ka parti që janë krijuar edhe më herët. Por askush më shumë se PDK-ja nuk ka kontribuar në demokratizimin dhe zhvillimin e vendit dhe kalimin nga faza e protektoratit në fazën e pavarësimit të plotë.

8) PDK-së, konkretisht themeluesve kryesor të këtij subjekti, ju ka shkuar për dore që me pushkë në dorë, në male dhe nga malet, konkretisht si themelues të UCK-së, ta bindin botën evro-perëndimore se kauza jonë është e drejtë dhe duhet të përkrahet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.