
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të pranojë planin 10 pikësh të kësaj partie për zgjidhjen e krizës energjetike që ka përfshirë vendin, raporton Gazeta10.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë për t’u përgatitur për dimrin e vështirë që ka thënë se e pret Kosovën.
“Reduktimet e energjisë që po na ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të verës, janë shenjë e qartë e një dimri të vështirë që së bashku do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimës, Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë. Ajo ka patur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si e një viti më parë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai gjithëashtu ka prezantuar edhe njëherë pikat e këtij propozimi.
Abdixhiku shton se duhet urgjentisht një plan për kursimin e energjisë dhe fushatë ndërgjegjësimi./Gazeta10