
Artan Abrashi, kandidati i VV-së për kryetar komune në Prizren mes tjerash përmendi investimet e qeverisjes qendrore në monumentet kulturore të këtij qyteti.
Sipas Abrashi, Qeverisja e VV-së ka ndarë miliona euro buxhet investime, që sipas tij edhe kanë shpëtuar monumente nga shkatërrimi.
“Fal politikave të mira të qeverisjes sonë kemi arrit me e shpëtu si monument, me restauru edhe sot shfrytëzohet si hapsirë për promovimin e artit e kulturës. Krenohemi që qeveria jonë ka ndarë diku 5.5 milionë euro në ritalizimin.. e objekteve dhe monumeteve të rëndësishme kulturorë në Prizren, Pjesët e Hamamit janë vu në tërësi në funksion të komunitetit” deklaroi ai në Politiko.