
Një debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe gazetarit Adrian Çollaku dhe analistit, Halil Matoshi.
Ky debat ka ndodhur nga mospajtimet që i kanë pasur sa i përket rritjes së pagave të policëve, raporton Gazeta10.
Deputeti Bajqinovci ka thënë se një policë i thjesht e ka pagën 650 euro, dhe këtë pagë përveq në qeverisjen e VV-së ka ndodhur dhe jo në qeverisjet e kaluara.
Derisa me këtë deklaratë nuk është pajtuar gazetari Çollaku i cili tha se pagat u janë rritur vetëm ministrave.
E ndërsa komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ‘edhe brinat mi dal nuk i merr 650 euro’.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10