
Pas humbjes me RB Leipzig Thibaut Courtois u shpreh i zhgënjyer kundrejt shokëve të skuadres duke ju dhënë doze të lartë kritike, gjë që Ancelottin e acarojë jashtë mase.
“Zbritëm të përgjumur në fushë, pa ritëm, pa intensitet, pa agresivitet. Këtë na e tha dhe trajneri. Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë gola foshnjarakë. Dakord, njëri gol mund të falët, por tjetri identik është shumë. Nuk mund të mbrohemi kështu”, ka deklaruar Courtois pas takimit.
Kjo deklaratë e Courtois nuk është pëlqyer aspak nga trajneriu Ancelotti. Pas ndeshjes, italiani është treguar diplomat në përgjigje kur është pyetur nga gazetarët por siç zbulon “Defensa Central” Italiani ka qenë i drejtpërdrejtë me Courtois. “E kuptoj zhgënjimin, apo inatin, por përpiquni të mos i jepni shkasë mediave, sepse ajo është ajo çfarë ata kërkojnë”, mendohet ti ketë thënë I revoltuar Ancelotti Courtois pas kamerave.
Real Madrid përkundër humbjes ndaj RB Leipzig ka arritur të kualifikohet në raundin me eleminim direkt në Champions League, ndërsa në La Liga po udhëheqin në krye të tabeles, /Gazeta10/.