Lajme

Acarohet debati mes Llumnicës e Spahiut – ‘Vëmendjen do ta ketë Beogradi dhe jo Tirana’

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 21:35

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.

PËr këtë, në emisionin Politiko u zhvillua debat mes analistit të sportit, Ardian Llumnica dhe atij politik Nexhmedin Spahiu.

“Vëmendjen gjat këtij organizimi do ta ketë Beogradi e jo Tirana”, deklaroi i acaruar Llumnica i cili që nga fillimi deklaroi se nuk mirëpriste lajmin e këtij organizimi raporton Gazeta10.
“Jo, jo e ka hisen e vet” reagoi Spahiu.

“Qysh i motivon ti futbolistat e tu, çfarë ndjenje patriotike iu jep në jetën reale nëse luanj në Kosovë e thua e kam zemrën në Shqipëri”, shtoi ai.

“Motiv më të madh se me ua lëshu deklaratën e së dielës të Lorik Canës nuk ka, një kapiten që është rrah në Beograd”, shtoi Llumnica. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.