
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka deklaruar se partia e tij i ka ofruar 30 nënshkrime për kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.
Rrustemi tha se ata i kanë ofruar 30 nënshkrime për Vjosa Osmanin por e njejta i ka refuzuar. ai shtoi se kandidimi i Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit, do të maksimizonte pjesëmarrjen në senacën zgjedhore të presidentit të Kosovës.
“Kandidimi i Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit, do të maksimizonte pjesëmarrjen në senacën zgjedhore të presidentit të Republikës dhe do të garantonte se do të ishte mundësia më e mirë për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe do të klishim një president me integritet të lartë”, tha rrustemi në Politiko.
Deklarata e plotë: